Arbëri

Afati për deklarimin e pasurisë shtyhet deri më 19 qershor

Afati për deklarimin e pasurisë shtyhet deri më 19 qershor

Agjencia Kundër Korrupsionit ka njoftuar se deklarimi i pasurisë nga zyrtarët e lartë është shtyrë deri më 19 qershor 2020.

Në njoftimin për media theksohet se në pajtim me Vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 02/38 të datës 31.05.2020, për lehtësimin e masave pas situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, Agjencia kundër Korrupsionit njofton se afati i deklarimit të pasurisë vazhdon deri me datë 19 qershor 2020.