“Raport” këtë javë u kushtohet vendimeve të Qeverisë për shkarkimin e zyrtarëve nga pozita drejtuese në institucione e ndërmarrjeve publike.
Pjesa e parë e emisionit u kushtohet vendimeve për shkarkim dhe emërim, në rastet e bordeve – atyre të përkohshme, që janë pasuar me vendime të tjera për shkarkim të zyrtarëve të lartë nga ndërmarrjet publike, dhe kontesteve të reja ligjore që kanë pasuar.
Në studio do të jenë përfaqësues të Qeverisë dhe të shoqërisë civile për vendimet e Qeverisë nga fillimi i punës, në muajin shkurt e deri tash.
Emisioni “Raport” transmetohet të hënën në KTV nga ora 20:00