Arbëri

​Cakaj: S’ka datë për çeljen e negociatave me BE-në, duhet të përmbyllet reforma elektorale

​Cakaj: S’ka datë për çeljen e negociatave me BE-në, duhet të përmbyllet reforma elektorale

Nuk ka ende një datë të saktë për hapjen e negociatave të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Për këtë shteti shqiptar duhet të plotësojë disa kushte para mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare.

Ministri në detyrë i Jashtëm, Gent Cakaj thotë se Shqipëria para çeljes së negociatave, duhet të përmbyllë reformën elektorale.