Arbëri

Von Cramon: S’ka alternativë tjetër, respektojeni vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Von Cramon: S’ka alternativë tjetër, respektojeni vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka kërkuar që të gjitha palët ta respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese që i dha dritën e gjelbër formimit të Qeverisë Hoti.

Në një postim në Twitter, Cramon ka thënë se s’ka alternativë tjetër pos pranimit të vendimit. Ndryshimi politik ajo ka thënë se mund të bëhet kur të mbahen zgjedhjet e ardhshme.