Arbëri

Shqipëria merr helikopterët e famshëm “Blackhawk” nga SHBA-ja

Shqipëria merr helikopterët e famshëm “Blackhawk” nga SHBA-ja
Foto: Ilustrim

Në një ceremoni të veçantë, të zhvilluar në bazën ajrore të Farkës, ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka dhe ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim nënshkruan kontratën e pranimit për pajisjen e Forcës Ajrore shqiptare me helikopterë “Black Hawk”. Helikopterët, asistencë e qeverisë së SHBA pritet të mbërrijnë së shpejti në Shqipëri dhe për ministren Xhaçka, ky kontribut rrit kapacitetet e Forcave të Armatosura shqiptare.

“Jam e lumtur që sot, përmes këtij nënshkrimi i tregojmë qytetarëve tanë se nuk jemi vetëm. Se kemi miq. Se jemi miq. Që do të jemi krah njëri – tjetrit, sidomos në kohë të vështira. Helikopterët Black Hawk” që shumë shpejt do të jenë pjesë e Forcës tonë Ajrore, investimi kolosal në bazën e Kuçovës, sistemi i radarëve pas marrëveshjes me kompaninë amerikane Lockeed Martin, janë të gjithë tregues të ringritjes së Forcës Ajrore me hapa të sigurt dhe në krah të aleatit strategjik.