
Sipas nënkryetari të LDK-së, Lutfi Haziri, me vendimin e Gjykatës Kushtetuese që e shpalli kushtetues dekretin e presidentit Hashim Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit të LDK-së për kryeministër, nuk ka as fitues e as humbës.
Në Interaktiv ai ka thënë se me këtë vendim vetëm është zbardhur mënyra se si nuk mund të bllokohen institucionet.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk ka fitues e as humbës. Por ka një vendim që ka zbardhur mënyrën si nuk mund të bllokohen institucionet si pasojë e ngërçeve politike të veprimeve politike apo angazhimeve politike siç ka ndodhur me mocionin e mosbesimit apo siç ka ndodhur me rastin e VLAN-it më 2014. Tashmë është precedant i ri”, ka thënë ai.