Arbëri

Qeveria rrethohet me flamuj të SHBA-së dhe NATO-s

Mëngjesi i sotëm ka gjetur objektin e Qeverisë së Kosovës të rrethuar me flamuj të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s, dhe përmbi to, është vendosur fotografia e Agon Musliut, i cili kishte vdekur në Qendrën Studentore ku po mbahej në karantinë. 

KOHA ka arritur ta siguroj një fotografi ku shihen flamujt, derisa nuk dihen autorët e as arsyeja e vendosjes së tyre.

Ky veprim vjen në ditën kur në tri sheshet e kryeqytetit do të realizohet një tubim, si “provë” për protestë, e thirrur nga aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje me 3500 deri në 5000 mijë persona.

Ndërkaq, një prej arsyeve të inicimit të mocionit të mosbesimit për rrëzimin e Qeverisë Kurti, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka qenë edhe “raportet me SHBA-në”. Ndërkohë që kryeministri në detyrë Albin Kurti, disa herë është akuzuar nga opozita për qëndrimet e tij anti-amerikane, derisa ai ishte shprehur se nuk shqetësohet për këtë fakt, sepse vlerësonte se “SHBA-ja është aleat i pazëvendësueshëm”.