Arbëri

Shtatë të shëruar nga koronavirusi të mërkurën, një rast i ri

Foto: Alban Bujari / KOHA

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se sot, janë shëruar shtatë pacientë që ishin të prekur me koronavirus, ndërkohë që është shënuar një rast i ri.

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, rasti i ri është nga Vushtrria.

Gjithsej sot janë kryer 267 mostra.

Deri më tash, në Kosovë janë shënuar 1048 raste me COVID-19 nga 13.992 testime. Të shëruar janë 801, derisa kanë vdekur si pasojë e koronavirusit 30 pacientë.