Gjashtë raste të reja me COVID-19 janë konfirmuar të hënën në Kosovë. Kjo është bërë e ditur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Janë testuar gjithsej 243 mostra, ndërsa të gjitha rastet janë nga Komuna e Prizrenit. Bëhet fjalë për raste pozitive në Romajë.Janë raste kontakti, ka njoftuar IKSHPK-ja.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë hënën janë shëruar dy pacientë, ndërsa numri i të shëruarve ka shkuar në 791.
Të dielën për herë të parë prej paraqitjes së koronavirusit në vend, nuk ishte regjistruar asnjë rast i ri. Ndërkohë të hënën mbi 90 testimet e para nuk kishin dhënë po ashtu asnjë rast pozitiv, por testimet tjera kanë dëshmuar që ka ende raste të reja me koronavirus.
Po të hënën një pacient i diagnostikuar me COVID-19 ka vdekur. Bëhet fjalë për një 59-vjeçar nga Prizreni, që po trajtohej në Klinikën Infektive.
Mbi 13 mijë persona janë testuar deri më tani në Kosovë. Numri i rasteve pozitive ka shkuar në 1038, ndërsa kanë vdekur 30 pacientë, që kishin sëmundje tjera shoqëruese.