Arbëri

Osmani propozon që vetura në të cilën ishte sulmuar Rugova të ruhet në muze

Osmani propozon që vetura në të cilën ishte sulmuar Rugova të ruhet në muze

Kryeparlamentarja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka propozuar që vetura, në të cilën ndodhej ish-presidenti Ibrahim Rugova kur ishte sulmuar në vitin 2005 në rrugën “Agim Ramadani”, të ruhet në muze.

Në një postim në Facebook, një ditë para “Ditës së Presidentit”, Osmani ka thënë se vetura në të cilën ishte sulmuar Rugova “është dëshmi se duhet të ruajmë kujtesën kolektive e jo të bëhemi pjesë e amnezisë kolektive”.