21 raste të reja me koronavirus janë regjistruar të premten në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka bërë të ditur se këto raste pozitive kanë dalë nga testimi i 267 mostrave. IKSHPK ka njoftuar edhe për dhjetë të shëruar.
Të gjitha rastet janë raste kontakti. Komuna e Prizrenit ka 19 raste (sipas vendbanimit:15 raste Prizren, 1 rast Romajë, 1 rast Lubiçevë, 1 rast Kijevë dhe 1 rast Nashec) dhe ndërsa ajo e Suharekës ka dy (sipas vendbanimit:1 rast Bllacë dhe 1 rast Suharekë).
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDeri tash në Kosovë janë testuar 12818 mostra të dyshimta. Numri i rasteve pozitive është 1025, prej të cilëve 782 janë shëruar. 29 persona kanë vdekur si pasojë e koronavirusit.