Arbëri

OEK-u kërkon subvencionimin e pagave së paku deri në gusht

OEK-u kërkon subvencionimin e pagave së paku deri në gusht
 

Në një konferencë për media, Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka paraqitur kërkesat fillestare të bizneseve për rimëkëmbje.

Ai ka thënë se e kanë përcjell me vëmendje se cilat janë kërkesat e bizneseve pas lehtësimit të masave. Sipas tij në kohën e pandemisë 60 për qind e bizneseve gjatë kësaj kohe kanë deklaruar se ndihen të rrezikuara nëse nuk merren masa adekuate të përkrahjes, raporton KOHA.