Arbëri

Lajçaku bisedoi me Gjuriqin rreth vazhdimit të dialogut

Descriptive Text

Vazhdimi i dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, ka qenë njëra prej temave e telefonatës së të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe shefit tw së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë serbe, Marko Gjuriq.

“Bisedova me Marko Gjuriqin sot rreth domosdoshmërisë për vazhdimin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja dhe, në këtë kontekst, rreth çështjeve praktike, vazhdimin e bashkëpunimit të mirë për përballje me COVID-19 dhe zbatimin e marrëveshjeve të mëparshme”, ka bërë të ditur Lajçak përmes Twitterit.