Arbëri

Të mërkurën, shi në Kosovë

Foto: Arben Llapashtica

Të mërkurën e 20 majit do të ketë reshje shiu në Kosovë, ka bërë të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas parashikimit të motit për dy ditët e ardhshme, IHMK-ja ka thënë se të mërkurën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe herë-herë me reshje shiu, të përcjella me shkarkime rrufesh.

Të enjten parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, vranësirat në pjesën e dytë do të zhvendosen në drejtim të juglindjes.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës gjatë këtyre dy ditëve, parashihen të lëvizin ndërmjet 15-25 gradë.