Arbëri

Moti sot në Shqipëri

Moti për ditën e sotme në Shqipëri parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale të shkurtra me diell.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se në relievet malore dhe kryesisht ato të verilindjes do ketë reshje shiu të dobëta dhe lokale.

Mjegullinë e izoluar, për shkak të grimcave të pluhurit dhe rërës në ajër. Zagushi për shkak të këtij fenomeni.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim -veriperëndim me shpejtësi 1-8m/s. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 0-1 ballë duke u shoqëruar me lartësi dallge 0.3-0.8 metër.

Temperaturat parashikohen:

Qytetet Temperaturat në °C Sigla

Shkodër 19/30 Re pak diell

Lezhë 18/33 Re pak diell

Durrës 19/28 Re pak diell

Tiranë 21/32 Re pak diell

Berat 16/33 Re pak diell

Vlorë 18/32 Re pak diell

Korçë 13/27 Re pak diell

Gjirokastër 16/33 Re pak diell

Sarandë 18/30 Re pak diell