Arbëri

Një ndërtesë 13-katëshe në Tiranë përfshihet nga zjarri

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në një pallat 13-katësh në bulevardin Zogu i Parë, në zonën pranë stacionit të Trenit në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie dhe zjarrfikëse që po punojnë për shuarjen e flakëve.

Aktualisht po bëhet kontrolli i godinës dhe nuk bëhet e ditur nëse ka pasur persona të lënduar. Ndërsa banorët e pallatit kanë dalë jashtë./oranews.