Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se të gjithë studentët banues të Qendrës së Studentëve në Prishtinë, se nga data 18.05.2020 deri me datën 23.05.2020 u lejohet studentëve tërheqja e gjësendeve.
Kjo vlen për banuesit e konvikteve 1, 2, 3, 4, 5 dhe 8, ndërsa konviktet 6 dhe 7 nuk janë të përfshira në këto data për arsye se për momentin janë me persona të karantinuar.
“Duke u bazuar në rekomandimet e IKSHPK-së të gjithë studentët obligohen që të jenë të pajisur me masa mbrojtëse (maska dhe doreza)”, thuhet në njoftim.
Tutje, MSH-ja thotë se studentët banues të cilët janë jashtë Kosovës , tërheqjen e gjërave personale mund ta bëjnë pas hapjes së kufijve.