Arbëri

Temperaturat sot në Kosovë deri 33 gradë

Temperaturat sot në Kosovë deri 33 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se vendi ynë do të ndikohet nga masat e nxehta të ajrit, me origjinë nga Afrika Veriore.

Këto masa të ajrit do të ndikojnë në ngritjen e temperaturave maksimale, duke bërë që dita e premte të regjistrojë temperatura rekorde për muajin që jemi.