Arbëri

Me ndarjen e 10 milionë eurove për rrymën në veri u shkelën disa ligje, thotë Avokati i Popullit

 

Për më shumë se tri orë, anëtarët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut diskutuan lidhur me vazhdimin e pagesës së energjisë elektrike në komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.

Prezent në këtë mbledhje ishte edhe Avokati i Popullit. Sipas tij, ndarja e 10 milionë eurove nga Qeveria në detyrë për borxhin e faturave të energjisë elektrike është shkelje e disa ligjeve, raporton KOHA.