Arbëri

Punëtorët shëndetësorë kërkojnë të shkojnë në Luginë për të monitoruar situatën me Covid-19

Punëtorët shëndetësorë kërkojnë të shkojnë në Luginë për të monitoruar situatën me Covid-19

Kryetari i FSSHK-së, Blerim Syla, i është adresuar përmes një kërkese kryeministrit në detyr, Albin Kurti, si dhe dy ministrave, atij të Shëndetësisë, Arben Vitija dhe atij të Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, me qëllim të mundësimit të vizitës monitoruese në Luginën e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit për t’u njohur nga afër me gjendjen e qytetarëve gjatë pandeminë COVID-19.

Kjo kërkesë vjen pasi javë më parë mjekë serbë janë lejuar të hyjnë në Kosovë për të bërë vizita dhe për të monitoruar gjendjen e komunitetit serb.