Arbëri

Haradinaj: Qeveria të gjejë zgjidhje për fermerët në Rahovec

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka vizituar Komunën e Rahovecit.

Në këtë vizitë, ai ka shprehur shqetësimin e tij për trajtimin që po i bëhet bujqve të Rahovecit nga qeveria.

Në njoftimin për media pas deklarimit që bëri në Rahovec, theksoi se 16 bujq kishin dalë për të shitur produktet e tyre në tregun e ri, duke respektuar distancën dhe rregullat e IKSHPK, por u larguan nga njësia speciale.

Ai tha se dje 400 persona dolën në shesh dhe nuk i ndali askush.

Këtë situatë, Haradinaj e ka quajtur të padrejtë.

“Qeveria e Kosovës, edhe pse nuk i ka përfshirë në pakon e parë, duhet të gjejë zgjidhje dhe t’i ndihmojë fermerët”, tha mes tjerash ai.