Arbëri

Teksti i marrëveshjes së LAN-it shihet si presion ndaj deputetëve

Përveç që ndanë hisenë në qeverinë që synojnë ta krijojnë, LDK-ja e AAK-ja me marrëveshjen e koalicionit janë pajtuar që deputetët e tyre të përkrahin çdo nismë të ekzekutivit.

Pika 9 e marrëveshjes LDK-AAK thekson se deputetët e të dyja partive do të mbështesin me votë në Kuvend zbatimin e politikave dhe miratimin e legjislacionit të nevojshëm.