Arbëri

Nis projekti për menaxhimin dhe kontrollin e qenve endacakë në Kosovë

 

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka nisur projektin për “Menaxhimin dhe kontrollin e qenve endacakë” përmes subjekteve profesionale veterinare të licencuara/kontraktuara në tërë territorin e Kosovës.

Projekti përfshinë kapjen, sterilizimin/kastrimin, trajtimin, vaksinimin si dhe identifikimin e qenve endacakë. Në rastet kur veterinari vlerëson se qeni ka sëmundje apo paraqet rrezik bëhet eutanazimi, transmeton kp.