Arbëri

87 të shëruar dhe një pozitiv me Covid-19 në Kosovë

Foto: Alban Bujari / KOHA

87 të shëruar dhe një pozitiv me Covid-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se sot janë shëruar 87 persona, derisa vetëm një person ka rezultuar pozitiv me Covid-19.

“Sot më 05 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 220 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2, është diagnostikuar vetëm një (1) rast”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-s.

Tutje bëhet e ditur se rasti pozitiv është rast kontakti nga: komuna e Mitrovicës 1 rast (sipas vendbanimit: 1 rast Rekë).

Derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 490 raste.

“Nga data 08 shkurt deri më 05 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 8.761 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 856 raste, me gjithsej 26 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftim, transmeton KOHA.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 05 maj 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 3.694.087 raste të COVID-19 dhe 255.597 raste të vdekjes.