Hetim lidhur me vdekjen e 26-vjecarit nga Gjilani është duke kërkuar Partia Demokratike e Kosovës. E për një gjë të tillë, ata kanë paralajmëruar formimin e një komisioni hetimor parlamentar.
PDK-ja e Kadri Veselit, formimin e këtij komisioni hetimor po e konsideron të domosdoshëm, derisa për një gjë të tillë presin mbështetjen edhe të partive të tjera politike.
Përkrahjen për këtë komision, PDK-ja do ta ketë edhe nga Lëvizja Vetëvendosje.
Por, sipas Fitim Ukës nga kjo parti, një gjë e tillë duhet të bëhet më vonë, raporton KOHA.
Formimin e komisionit të propozuar nga PDK-ja, në këtë kohë, nuk e ka përkrahur as Komisioni për Shëndetësi.
26-vjeçari nga Livoçi i Epërm i Gjilanit kishte shkuar në Gjermani më 6 mars për t’i kryer studimet master në shkenca kompjuterike.
Ai u kthye të shtunën në Kosovë dhe sikurse shtetasit e tjerë, të cilët po kthehen në vend u vendos në Qendrën e Studentëve në kryeqytet që po shërben si karantinë e një ditë më vonë ka rënë nga kati i 5-të i kësaj ndërtese.