Arbëri

Krasniqi: Koronavirusi ka marrë teposhtën në Kosovë

Krasniqi: Koronavirusi ka marrë teposhtën në Kosovë

Infektologu Valbon Krasniqi ka thënë se koronavirusin Covid-19 po merr teposhtën, derisa ka njoftuar se sot në Klinikën Infektive nuk ka qenë asnjë rast i ri me virus.

“Një javë fantastike në Kosovë. Për 6 ditë 170 të shëruar. Vetëm 60 raste të reja. Sot në klinikë, asnjë rast i ri. Koronavirusi ka marrë teposhtën”, ka shkruar në Facebook Krasniqi.