Arbëri

Kosova, ndër vendet e Evropës me më së paku të vdekur nga koronavirusi për 100 mijë banorë

Kosova, ndër vendet e Evropës me më së paku të vdekur nga koronavirusi për 100 mijë banorë

Me 22 të vdekur deri tash, Kosova është ndër vendet e Evropës me më së paku viktima, bazuar në raportin me të vdekur për 100 mijë banorë.

Sipas të dhënave të mëhershme nga Universiteti Johns Hopkins, në Kosovë në 100 mijë banorë janë shënuar 0.65 vdekje. Vetëm tri vende të tjera në Evropë kanë raport më të mirë se Kosova në këtë përllogaritje. Ato janë Letonia me bilanc prej vetëm 0.25 të vdekur për 100 mijë banorë, Sllovakia me 0.4 e Ukraina me 0.56. Në këtë përllogaritje, në Shqipëri në 100 mijë banorë janë shënuar 1.05 vdekje, Mal të Zi 1.12, Kroaci 1.64 e Serbi 1.79, ndërsa në Maqedoninë e Veriut janë shënuar 3.5 vdekje në 100 mijë banorë.