Arbëri

Ismaili: Kushtetuesja vërtetoi dy herë brenda pak javësh që Kurti e Vitia shkelën Kushtetutën

Foto: Koha
Foto: Koha / Arkiv
 

Sekretari i Përgjithshëm i PDK-së, Uran Ismaili, ka thënë se të gjithë akterët e jetës publike por edhe qytetarët duhet të bashkohen për t'i ndalur tendencat autoritare të, siç thotë ai, kryeministrit të shkarkuar Albin Kurti dhe ministrave të tij të cilët thotë se tentuan dhe po vazhdojnë të kërcënojnë demokracinë e shtetit të Kosovës duke marrë Kushtetutën dhe ligjin në dorën e tyre.

Deputeti i PDK-së ka shkruar në faqen e tij në Facebook se Republika e Kosovës varet nga guximi qytetar për ta mbrojtur demokracinë dhe rendin kushtetues nga qeveritarët e shkarkuar që po tregojnë prirje autoritare.