Pezullim i përkohshëm i ecjes në greminë

Çfarëdo që të vendosë më 29 maj, Gjykata Kushtetuese mori një vendim të rëndësishëm - atë të shpëtimit të institucioneve prej dëmit të pariparueshëm. Një mësim i veçantë për Presidentin dhe LDK-në
1.
Pak para orës shtatë të mbrëmjes ndodh njëra prej ngjarjeve që do të mbetet e shënuar në këto ditë të Murtajës me Kurorë. Gjykata Kushtetuese e Kosovës pezullon përkohësisht dekretin e Presidentit të vendit për mandatimin e A.Hotit për kryeministër të vendit dhe cakton datën e 29 majit kur do ta japë vlerësimin në ishte apo jo dekreti tejkalim i normave kushtetuese dhe interpretimit të bërë më herët nga Gjykata Kushtetuese.
Di se do të ketë debat tifozërie se çka do të thotë ky gjykim për materien e lëndës. Mbështetësit e njërës anë do të thonë se nuk ka gjë të bëjë kjo me materie - fundja është eksplicite se “Gjykata pa paragjykim ndaj pranueshmërisë ose meritave të kërkesës, ka përfunduar se kërkesa e parashtruesve për masë të përkohshme përkitazi me Dekretin e kontestuar të Presidentit duhet të miratohet si e bazuar”. Dhe mbështetësit e anës tjetër do të thonë se vetë fakti që është pezulluar dekreti i Presidentit për Gjykatën do të thotë se ka indicie për shkeljen eventuale të Kushtetutës.
Ky debat tifozërie do të vazhdojë dhe ka pak gjasa që të përfundojë deri në aktgjykimin e datës 29. Por, me vendimin për pezullim Gjykata Kushtetuese ndërmori një hap që nuk bën të anashkalohet dhe kërkon respektin e cilësdo anë të tifozërisë. Në vendimin e vet për pezullim, Gjykata Kushtetuese shpjegoi se vendimin për pezullim e bëri edhe marrë parasysh kërkesën nga pala kërkuese, “në mënyrë që të parandalohen dëmet e pariparueshme për palën dhe institucionin”.
Pra, në tërë këtë zallamahi ia vlen të mbahet mend se Gjykata Kushtetuese ndërmori një hap pezullimi në mënyrë që “institucioni” (Kuvendi, Qeveria, Presidenti) të mos ketë “dëme të pariparueshme”.
1 maji i vitit 2020 qe atëherë dita ku institucionet e vendit ishin në tehun e thikës për mundësinë që të kalojnë në dëme të pariparueshme dhe Gjykata Kushtetuese i dha vetes e vendit deri më 29 maj që të përcaktojë një rrugë juridike si të dilet prej tehut të greminës.
Artikullin e plotë mund ta lexoni në gazetën Koha Ditore. Klikoni këtu për t’u regjistruar falas.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Murati ankohet për trajtim diskriminues nga BE-ja në konferencë të donatorëve

Krerët e Listës Serbe i thonë Hovenierit: S’marrim pjesë në zgjedhjet në veri pa u formuar Asociacioni

Kurti thotë se Kosova ka votat e nevojshme për anëtarësim në Këshill të Evropës
