Arbëri

Pa votat e AKR-së, LDK-ja nuk mund ta sigurojë shumicën në Kuvend

Pa votat e AKR-së, LDK-ja nuk mund ta sigurojë shumicën në Kuvend
 

Të mërkurën do të finalizohen marrëveshjet e koalicionit qeverisës, ka paralajmëruar Avdullah Hoti, i nominuar i Lidhjes Demokratike (LDK) për kryeministër të ri. Negociatat e fundit i kanë mbetur me Aleancën Kosova e Re (AKR), dy deputetët e së cilës konsiderohet të jenë përcaktues për ta bërë shumicën.

Hoti ka thënë të martën se një ditë më vonë do ta zbulojë edhe përbërjen e Qeverisë që synon ta ndërtojë.