Arbëri

17 raste të reja me COVID -19 në Kosovë, 35 të shëruar

17 raste të reja me COVID -19 në Kosovë, 35 të shëruar
 

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, përmes një postimi në Facebook ka konfirmuar se sot janë shënuar 17 raste të reja me Covid-19 në Kosovë, duke çuar numrin e përgjithshëm në 780.

Ai ka dhënë edhe një lajm të mirë duke thënë se numri i të shëruarve është 35, duke e çuar në 201 numrin e tyre në nivel vendi, transmeton KOHA.