Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, ka thënë se Kosova nuk ka president fare.
Përmes një postimi në Facebook ka shkruar se Hashim Thaçi mban pozitën e presidentit për të shkelur Kushtetutën kundër Vetëvendosjes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo thotë se ai gjithashtu qëndron në këtë pozitë për t’i kontrolluar disa deputetë të PDK-së që i nevojiten LDK-së, derisa përmend, Isa Mustafën, Agim Veliun e Avdullah Hotin.
“Presidenti Thaçi nxitohej e ia dërgonte nga dy letra në ditë Kryeministrit në detyrë Kurti.
Çka u bë tash që po heshtin e po presin?? Në fakt, Kosova nuk ka President fare. Thaçi është aty për ta shkelur Kushtetutën kundër VETËVENDOSJE!-s dhe për t'i kontrolluar disa deputetë të PDK-së që i nevojiten LDK-së, përkatësisht Mustafës, Veliut e Hotit”, ka shkruar ajo.