Arbëri

Analistët vlerësojnë se ekzekutivi i ardhshëm nuk do t’i përmbushë pritjet e qytetarëve

 

Avdullah Hoti ka marrë edhe miratimin e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së si kandidat për kryeministër të qeverisë së re, e cila pritet të formohet gjatë ditëve në vijim.

Përmes një letre dërguar këshillit, kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka njoftuar se 115 anëtarë kanë votuar pro thirrjes së kryesisë, dy vota kanë qenë kundër, ndërsa 7 anëtarë nuk kanë votuar fare, raporton KOHA.