Një mjek, një punëtor teknik dhe 6 infermierë të spitalit të Prizrenit kanë rezultuar pozitivë në Covid 19 në testet e bëra nga IKSHPK.
Drejtori për Shëndetësi në komunën e Prizrenit, Visar Shehu ka thënë se nga 9 rastet e mbrëmshme të konfirmuara 8 prej tyre janë staf shëndetësor të repartit të Dializës.
Shehu ka thënë se IKSHP menjëherë ka nisur gjurmimin e rasteve dhe ka marr 53 mostra, 21 prej tyre janë të pacientëve dhe pjesa tjetër staf shëndetësor për të hulumtuar rastet e kontakteve, raporton KOHA.
Ai ka thënë se nuk dihet burimi I infeksionit dhe kjo mbetet të hulumtohet nga IKSHPK.
Artikuj të ngjashëm
-
Në Prizren 92 nxënës e 10 mësimdhënës pozitivë me COVID-19
-
Spitalit në Prizren i shtohen 100 shtretër për trajtimin e pacientëve me COVID-19
-
Shehu: Vonimi i rezultateve të testimeve, rrezik për shpërndarjen e COVID-19
-
Pesë anëtarë të personelit shëndetësor në Prishtinë rezultojnë me koronavirus
-
12 policë të Prizrenit në mesin e të infektuarve me koronavirus