Arbëri

Kurti për dorëheqjen e Rashiqit: “U largua për shkak të një aktakuze nga regjimi i vjetër i shtetit të kapur”

Kurti për dorëheqjen e Rashiqit: “U largua për shkak të një aktakuze nga regjimi i vjetër i shtetit të kapur”

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka njoftuar përmes një konference se ka pranuar dorëheqjen e Nenad Rashiqit nga posti i këshilltarit të tij për komunitete.

Kurti ka thënë se Rashiq e ka marrë këtë veprim pasi ndaj tij është ngritur aktakuzë, e që sipas kryeministrit në detyrë është “nga regjimi i vjetër i shtetit të kapur”.