Arbëri

Edhe 26 të infektuar me koronavirus, gjithsej 630

Foto: Alban Bujari / KOHA

26 raste të reja me koronavirus janë regjistruar të mërkurën, duke e ngritur në 630 numrin e përgjithshëm të të infektuarve, ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, që në të njëjtën kohë ka raportuar edhe për dhjetë të shëruar.

Ky Institut, përmes një njoftimi në Facebook, ka thënë se rastet pozitive janë raste kontakti.

"Rastet pozitive janë raste kontakti, tetë (8) raste nga komuna e Kamenicës (sipas vendbanimit: gjashtë (6) raste Poliçkë dhe dy (2) raste Hodonoc), katër (4) raste nga komuna e Istogut (sipas vendbanimit: dy (2) raste Kërninë, një (1) rast Istog dhe një (1) rast Prekallë), katër (4) raste nga komuna e Pejës (sipas vendbanimit: një (1) rast Vitomiricë, një (1) rast Lutogllavë, një (1) rast Nabërgjan, dhe një (1) rast Pejë), katër (4) raste me vendbanim Stubëll-Viti, tre (3) raste me vendbanim në Ferizaj dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Prizren, Godanc i epërm-Shtime dhe Zveçan", shkruan në njoftim.

Ndërkohë, IKSHPK ka njoftuar edhe për dhjetë të shëruar, gjë që e çon në 138 numrin e përgjithshëm të të shëruarve.

“…janë shëruar edhe dhjetë (10) pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej njëqind e tridhjetë e tetë (138) raste”, shkruan në njoftim.