Arbëri

LDK-ja e bindur se i ka votat për formim të qeverisë së re

 

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se është i bindur që partia e tij bashkë me AAK-në, Nismën dhe partitë joshumicë, kanë votat e mjaftueshme për formimin e shumicës në Kuvend dhe për formimin e qeverisë së re.

Pas takimit me presidentin Hashim Thaçi, Mustafa ka thënë se LDK-ja është e gatshme të marrë përgjegjësi “jo se është e etur për pushtet”, por se “dëshiron t’i shërbejë vendit e demokratizimit”.