Arbëri

25 raste të reja në Shqipëri, shkon në 609 numri i të infektuarve

Ministria e Shëndetësisë ka bërë përditësimin e situatës nga Covid-19.

Në 609 të prekur ka arritur numri i përgjithshëm në vend ku për herë të parë Tirana nuk ka raste të reja.

25 raste të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit.

Doktor Albana Fico nga Instituti i Shëndetit Publik dha detajet:

Në 24 orët që lamë pas rezultatet e situatës epidemiologjike janë si më poshtë:

Janë testuar 242 persona të dyshuar me COVID-19.

Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 25 raste pozitive me COVID19.

Vijon hetimi epidemiolog dhe gjurmimi i kontakteve në Krujë ku kanë rezultuar pozitivë 17 persona dhe në Kurbin ku kemi 8 raste të reja. Sot është dita e parë që nga fillimi i epidemisë që Tirana nuk ka asnjë rast të ri.

Deri në këto momente janë testuar 6017 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 609 raste.