Arbëri

Meta i telefonon Thaçit: Të koordinohemi e të shkëmbejmë përvojat

 

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, zhvilloi sot një bisedë telefonike me presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Të dy presidentët, siç njoftojnë mediat e Tiranës, diskutuan mbi gjendjen aktuale dhe masat e marra nga të dyja shtetet për përballimin me sukses të krizës shëndetësore dhe social-ekonomike, të krijuar nga pandemia COVID-19.