Arbëri

Dy pacientë me koronavirus në gjendje kritike, sot lirohen pesë të shëruar

Dy pacientë me koronavirus në gjendje kritike, sot lirohen pesë të shëruar

52 është numri i pacientëve me koronavirus të hospitalizuar në Klinikën Infektive të QKUK-së, ka bërë të ditur Faik Hoti, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë. Ai ka thënë dy prej tyre janë në gjendje kritike.

Hoti ka thënë se nga Klinika Infektive sot do të lirohen pesë persona të shëruar nga koronavirusi, ndërsa klinika është në pritje të rezultateve për gjashtë raste, kurse shtatë janë testuar dhe kanë rezultuar negativ për Covid 19.