Shqipëria regjistroi sot shifra minimale me përhapjen e koronavirusit.
Gjatë 24 orëve të fundit janë zbuluar vetëm 8 raste të reja me COVID-19. Mes tyre janë një punonjës mjekësie në Shkodër dhe një tjetër në Kukës. Ndërsa 6 rastet e tjera janë gjetur në Tiranë.
Në dy spitalet COVID janë 46 pacientë të shtruar.
Në Shqipëri koronavirusi ka shkaktuar 24 vdekje brenda një muaji dhe ka prekur 475 qytetarë, gjysma e të cilëve tashmë janë shëruar.
Qytetet më të prekura janë Tirana, Shkodra dhe Durrësi.