Arbëri

Asociacioni i Komunave thotë se për personelin komunal do të ketë leje të veçanta

Asociacioni i Komunave thotë se për personelin komunal do të ketë leje të veçanta

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka bërë të ditur se, në konsultim me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike (MPBAP), është marrë vendim që lejet e veçanta për stafin esencial të komunave të Kosovës t’i nxjerrin shtabet përkatëse emergjente të komunave.

Në një njoftim në Facebook të këtij asociacioni, thuhet se lejet duhet të vlejnë vetëm për qarkullim brenda komunës përkatëse, ndërsa sa i përket stafit esencial që duhet të lëvizë nga një komunë tjetër, lista e tyre duhet të dërgohet në Qendrën Operative të MPBAP-së.