Arbëri

PDK: Kurti është dorëzuar përballë situatës në veri, nuk ka asnjë kontroll atje

PDK: Kurti është dorëzuar përballë situatës në veri, nuk ka asnjë kontroll atje

Partia Demokratike e Kosovës e konsideron të papranueshme sjelljen e, siç thotë kjo parti, "qeverisë së shkarkuar Kurti karshi situatës së fundit në veri të vendit".

PDK-ja thotë se qeveria vetëm sa po largohet nga kontrolli efektiv i asaj pjese dhe dëshmi më e qartë janë respektimi i vendimeve të Beogradit dhe jo qeverisë sonë në Prishtinë.