Arbëri

Thaçi-Kurti, përplasje edhe për primat në dialog

Thaçi-Kurti, përplasje edhe për primat në dialog

Presidenti Hashim Thaçi u është rikthyer polemikave në distancë me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Shkas është bërë sërish dialogu me Serbinë, proces mbi të cilin presidenti synon ta ketë primatin dhe të jetë udhëheqës.

Një ditë pasi Kurti publikoi letërkëmbimet me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka reaguar Zyra e Presidencës. Përmes një njoftimi kjo zyrë ka bërë të ditur se kryeministri në detyrë nuk është konsultuar me presidentin si udhëheqës i politikës së jashtme, duke e akuzuar atë për shkelje të “hierarkisë kushtetuese”, shkruan KOHA.