Arbëri

Vitia: Edhe tre pacientë me COVID-19 janë në gjendje kritike për jetën - mos dilni pa arsye

Vitia: Edhe tre pacientë me COVID-19 janë në gjendje kritike për jetën - mos dilni pa arsye

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se tre pacientë të prekur me koronavirus janë në gjendje kritike për jetën.

Pasi ngushëlloi familjen e viktimës së fundit me COVID-19 në Kosovë, Vitia tha se në gjendje të rëndë shëndetësore janë edhe tre pacientë.