Arbëri

Nenad Rashiqi fajëson Beogradin për numrin e madh të serbëve të infektuar në veri

Nenad Rashiqi fajëson Beogradin për numrin e madh të serbëve të infektuar në veri

Nenad Rashiqi, drejtori i porsaemëruar i Zyrës për çështje të komuniteteve pranë Zyrës së kryeministrit të Kosovës, tha sot se luftimi i epidemisë së koronavirusit aktualisht përbën prioritetin kryesor në Kosovë, është sfidë që mund të afrojë shqiptarët e serbët në atë luftë.

Ai deklaroi në Radio Kosova 2 në gjuhën serbe se pandemia ka shkaktuar probleme në gjithë botën dhe se është sfidë e cila me siguri do të ndryshojë mënyrën e sjelljes, jo vetëm të institucioneve shëndetësore, por edhe të vetë njerëzve, transmeton Koha.net.