Arbëri

Kurti për shkarkimet në ujësjellësin “Prishtina”: Ndërhymë për ta ndalur degradimin e ndërmarrjes

Kurti për shkarkimet në ujësjellësin “Prishtina”: Ndërhymë për ta ndalur degradimin e ndërmarrjes

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti gjatë një konference të përbashkët shtypi me ministren në detyrë të Ekonomisë, Rozeta Hajdari ka njoftuar se është vendosur për shkarkimin e zv.kryeshefit ekzekutiv të Kompanisë së Ujësjellësit Rajonal "Prishtina", zyrtarit kryesor financiar dhe se është kthyer në pozitën e mëparshme u.d i kryeshefit ekzekutiv i kësaj kompanie, e që është si drejtor për konsumatorë.

Vendimet për shkarkimin e zyrtarëve të kësaj ndërmarrjeje janë marrë në mbledhjen e mbajtur të marten, nga anëtarët e bordit të përkohshëm, të KRU “Prishtina”.