Arbëri

Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Bllokimi i shqiptarëve në kufi, trajtim johuman dhe degradues

Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Bllokimi i shqiptarëve në kufi, trajtim johuman dhe degradues

Komiteti Shqiptar i Helsinkit e quajti “trajtim johuman dhe degradues” bllokimin e dhjetëra shqiptarëve në zonën neutrale mes Greqisë dhe Shqipërisë dhe u bëri thirrje autoriteteve shqiptare që të gjejnë një zgjidhje të shpejtë dhe emergjente, përmes një deklarate për shtyp të shpërndarë të hënën.

“Qëndrimi i këtyre shtetasve në zonën neutrale për orë të tëra dhe pa kushtet minimale të jetesës vendos në rrezik jetën dhe shëndetin e tyre si dhe i nënshtron këta shtetas ndaj elementëve të trajtimit johuman dhe degradues,” thuhet në deklaratën e Komitetit.