Arbëri

Sipas ministrit serb Lajiq, reciprociteti është më i keq sesa taksa 100%

Foto: Alo

Ministri serb i Tregtisë, Rasim Lajiq deklaroi se reciprociteti, masa e paralajmëruar nga Kosova, është më e keqe sesa taksa 100 për qind, e vendosur nga Kosova për produktet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, transmeton K.J. raportimin e medieve serbe.

Teksa foli për heqjen e taksës pas 1 prillit, ministri serb tha se “disa mallra kanë shkuar, ndonëse në sasi të papërfillshme, megjithatë ato shkuan. Nëse aplikohet reciprociteti siç është paralajmëruar, që në të gjitha faturat duhet të deklarohet se dërgohet në Republikën e Kosovës, ato mallra nuk do të shkojnë, sepse autoritetet tona doganore nuk mund t’i njohin këto dokumente”.

Ai pohoi se me këtë strategji të ndjekur nga Kosova, “tregtia do të jetë zero”.