Arbëri

Raka thirrje qytetarëve: Mos dilni jashtë, mund ta përhapni koronavirusin pa simptoma

Descriptive Text

Mikrobiologu Lul Raka ka bërë një thirrje të re të shtunën, teksa numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë ka mbërritur në 135.

Përmes një statusi në “Twitter” ai shkruan se secili mund ta përhapë virusin edhe nëse nuk ka fare simptoma të sëmundjes.

Raka në të njëjtën kohë ka udhëzuar që të dilet vetëm për blerjen e ushqimit dhe barnave.

“Dilni jashtë vetëm për të blerë ushqim dhe barna; mbani distancën 2 metra nga çdokush që ju afrohet; pastroni duart posa të vini në shtëpi; mos shkoni në vizita askund”, shkruan ai.